Thursday, April 21, 2016

Virusët Kompjuterik dhe llojet e tyre

Malicious Software

Quhet softveri i cili është qëllimisht i përfshirë ose i insertuar në sistem për qëllime të dëmshme.Virusi është ajo pjesë e softverit e cila infekton programet tjera duke i ndryshuar ato,me ndryshim në ketë rast nënkuptojme kopjen e atij virusi në mënyrë që të infektoj programe tjera.Kurse fjala malware vjen si kombinim i fjaleve malicious software.
Tipet dhe llojet e malware
Malicious software mund të ndahet në dy kategori:
  1. Ato që ju duhet një host program për t'u instaluar në sistem dhe
  2. Ato që janë të pavarura.
Virusët, logic bombs janë të kategorisë së parë kurse të kategorisë së dytë janë Worms dhe Bot. Poashtu virusët mund t'i klasifikojmë edhe në kërcenime softverike që nuk replikohen dhe atyre që replikohen,p.sh. logic bombs dhe backdors si dhe bot janë të tilla që nuk replikohen ndërsa worms janë prej atyre që kur të ekzekutohen kopjojne vetveten dhe më pas ato kopje mund të shpërndahen në atë sistem apo në tjetrin.

Bacdoor

Backdoor, gjithashtu i njohur edhe si trapdoor,është një hyrje sekrete në një program që i mundëson atij që ka dijeni për bakdoorin që të ketë qasje pa kaluar nëpër procdedurat e zakonshme të sigurisë.Programerët e kane përdorur në menyrë legjitime fillimisht për të testuar programet e tyre deri në një kohë kur filluan ta perdorin për qellime jo të mira dhe për qasje jo të autorizuar.Eshtë e vëshitrë për t'i kontrolluar.Masat e sigurisë kundër tyre kryesisht bazohen në aktivitete software update.

Logic Bomb

Eshtë një prej tipeve më të vjetra të programeve kërcënuese ,që i paraprin viruseve dhe worms. Logic bomb është një kod në një program legjitim i cili është i caktuar për të eksploduar posa të plotësohet ndonjë kusht.Shembuj të këtyre kushteve mund të jenë: prezenca ose mugesa e ndonjë fajlli të caktuar , ndonjë date e caktuar , ndonjë shfrytëzues i caktuar.Posa të "eksplodoj" bomba mund të shkaktojë fshirjen ,ndryshimin e fajllave të tërë ,ndaljen e makinës ose dëme tjera. 

Trojan Horses

]Trojan horse është një program pjesërisht i përdorshëm,një komandë ose procedurë që ka të fshehur kod që performon funksione jo të deshiruara.Trojan Horse programet mund të përdoren për të kryer funksione në menyrë indirekte pasi që shfrytezuesi i pa autorizuar nuk ka mundur ti kryej në menyrë direkte,p.sh. të fitoj qasje në sistemin e një shfrytezuesi tjetër,krijon një trojan horse që kur të ekzekutohet ndryshon sistemin në atë menyrë që të lejoj qasje në atë sistem për secilin shfrytëzues tjetër.Trojan horse krijon një backdoor i cili lejon qasjen e krijuesit me anë të një paswordi special.Nje karaktersistikë tjetër për trojanët është shkatërrimi i të dhënave duke u paraqitur si një program që kryen funksione të dëshiruara (p.sh një kalkulator)por në mënyrë diskrete ai fshien fajllat e shfrytëzuesit .Pra njëra nga karakteristikat e trojanëve është se ata kryejnë funksionin normal të ndonjë programi dhe si shtesë performojnë edhe aktivitetin malicious.

Multiple-Threat Malware

Virusët dhe tjera malware mund te operojne ne shume menyra. Multipartite virus infekton në disa mënyra. Multipartite virus është i afte të infektojë fajlla të tipeve të ndryshme. 

Blended attack

Përdor metoda të shumëfishta për infektim ,për të zmadhuar shpejtësinë e infektimit.Disa njerëz e karakterizojnë si paketim i cili ngërthen në vete tipe të ndryshme të malware. Shembull është nimda që gabimisht sot identifikohet si worm. Nimda perdor keto metoda te shperndarjes:
  • E-mail: Posa që shfrytëzuesi e hap e-mailin e infektuar ,nimda shikon te gjithë kontaktet në e-mail dhe i dërgon atyre kopje të vetevetes në ato adresa.
  • Windows shares: Nimda përdor shpërndarjen jo të sigurt të fajllave në windows për të infektuar fajlla që posa të ekzekutohen menjëherë aktivizojnë nimda në host.
  • Web servers: Nimda skanon të gjithë serverët dhe posa e gjen ndonjë të lirë transferon kopjen e vet në server dhe infekton atë dhe fajllat e tij.
  • Web clients: Nëse një klient viziton një web server që është i infektuar nga nimda ai klient automatikisht infektohet.
Pra, Nimda ka worm, virus. 

Natyra e virusëve

Virusët kompjuterik për herë të parë përmenden në vitet e hershme 1980,kurse termi virus u perdor së pari nga Fred Cohen më 1983.Sikurse një virus bilogjik,virusi kompjuterik është një kod i cili është krijuar në menyrë që të kopjoj veten.Virusi bëhet banor në ndonjë pjesë të programit kompjuterik,pastaj sa herë që një pjesë e infektuar bie në kontakt me një pjesë jo të infektuar të softverit ,një kopje e freskët kalon në programin e ri. Keshtu infektimi mund të shpërndahet nga kompjuteri në kompjuter pa bërë të dyshojnë shfrytëzuesit që as nuk përdorin disqe ,e as nuk dergojnë programe njeri tjetrit përmes rrjetit.Me përdorimin e rrjetit aftesia per t'iu qasur aplikacioneve dhe shërbimeve në kompjuterët tjerë mundëson shpërndarje të virusit me shumë lehtësi. Virusi mund të bëjë gjithçka që mund të bëjë edhe programi,vetëm se dallimi qëndron në faktin se virusi e bashkangjet veten në programin e caktuar dhe ekzekuton në menyrë sekrete funksione si:fshirja e fajllave dhe e programeve pa dijeninë dhe pajtimin e shfrytëzuesit legjitim.
Vrusi kompjuterik ka 3 pjesë:
  • Infection mechanism: Mekanizem që mundëson shpërndarjen dhe replikimn e virusit.
  • Trigger:Ngjarja ose kushti që përcakton kur do të aktivizohet playload.
  • Payload:Ajo cfarë bën virusi ,përveq shpërndarjes. Zakonisht identifikon dëmin që e shkakton virusi.

Vegla per viruse(virus-toolkit)

Ekzistojnë vegla të cilat brenda një kohe të shkurtë mund të krijojnë viruse të llojeve të ndryshme. Edhe pse virusët e krijuara me vegla të tilla nuk janë edhe aq të sofistikuara ,prapë paraqesin problem për antivirusët. [2]

Makro Viruset

Në mesin e viteve 1990, makro virusët bëhen viruset më të përhapura në botë. Makro viruset paraqesin kërcenim për disa arsye.
  1. Nje makro virus është platformë e pavarur.Infektojnë dokumentet në Microsoft Word ose edhe dokumente tjera të Microsoft Office.
  2. Makro viruset infektojnë dokumente e jo fajlla të ekzekutueshem.Shumica e informacionit në kompjuterin tonë është në formën e dokumenteve se sa në formë të programeve .
  3. Macro viruses shpërndahen lehtë.Një menyrë e mirë për shpërndarje është posta elektronike.
E-Mail Viruset Një zhvillim i vonshëm i malicious software është e-mail virus. I tillë është Melissa, që si fajll të bashkangjitur e ka një word dokument ,që posa të hap pranuesi porosinë Word Macro ekzekutohet dhe:
  1. E-mail virusi e dergon kopjen e vetes në secili kontakt në listë .
  2. Virusi shkakton dëm të madh në sistemin e shfrytëzuesit.
Me 1999, një version më i fuqishëm i këtij virusi është përhapur. Ky virus i ri nuk ka nevojë që të ketë patjetër një fajll të bahkëngjitur në E-mail,mjafton të ketë vetëm virusin.Ky virus përdor gjuhën programuese Visual Basic . 

Worms

Worm është një tip i virusit ,pra një program që është i aftë të kopjoj veten dhe t'i insertoj këto kopje në programet tjera.Njëra prej mënyrave është përmes USB diskut.Për shembull nëse dikush inserton një disk në kompjuter dhe nëse disku është i infektuar atëhere virusi mund ta kopjoj veten dhe ta infektoj kompjuterin.Një worm përdor internetin për shpërndarje.Miliona kompjuterë janë të lidhur me internet.Shpejtësia e shpërhpjes së worm është shumë më e madhe se e virusëve për dy arsye: (1) Për shkak të numrit të madh të kompjuterëve që janë të lidhur me internet. (2) Koha per t'u lidhur me këta komjuterë është disa milisekonda. Koncepti i worm për herë të parë në novelën e John Brunner,kurse implementimi i parë u bë në Xerox Palo Alto Labs në vitet 1980.Në fillim ishte jo malicious .Network worms përdorin lidhjet me internet për shpërndarje . 

Morris Worm

Morris worm u emërua sipas krijuesit të tij ,Robert Morris ,i cili në atë kohë ishte student dhe krijoi këtë worm që mund të infektonte 6000 kompjuterë për disa ore,duke e shfrytëzuar internetin për t'u shpërndarë pa asistencën e askujt . 

Rootkits

Rootkit është një set i veglave të sistemit operativ(vegla që tregojnë listën e proceseve aktive,lejojnë shfrytëzuesit të ndryshojnë paswordet,etj.)që kanë për qëllim që veglat e vërteta të mund të zëvendësohen me këto vegla të rreme në mënyrë që të fshehin aktivitetin e sulmuesit.Posa të instalohet rootkit shfrytëzuesi e ka të pamundur të shoh proceset që sulmuesi është duke ekzekutuar,madje as lidhjet me makinat tjera që i krijon sulmuesi. 

Botnets

Koleksion i kompjuterëve që kryejnë funksione të caktuara, zakonisht me qëllim të keq.Kontrollohet nga një person ose një grup personash (Bootmaster).Posa që sulmuesi e kompremeton një makinë ai është në kërkim të makinave tjera për të komprementuar. Përkatësisht botnet është një rrjet softveresh që sulmuesit e përdorin për të kontrolluar disa makina njëkohësisht.Nëse sulmuesi e instalon bonet në një makinë ,ekzistenca e bot net mund të mos vërehet deri në kohën e sulmit.

Spyware

Spyware është një software që monitoron aktivitetin e një sistemi dhe të shfrytëzuesve të tij pa dijen e tyre.P.sh spyware mund të mbledh informacion për web faqet që i viziton shfrytëzuesi ose transaksione elektronike që kryen shfrytezuesi.Spyware mund të raportoj këtë aktivitet tek persona te paautorizuar për qellime marketingu ose për qellime tjera financiare. 

Keyloggers

Keylogger është një tip spyware që monitoron tastierën dhe mausin e shfrytezuesit dhe raporton këto aktivitete tek sulmuesi.Përdoren më së shpeshti për të vjedhur fjalkalime,pasworde,numra të kredit kartave,numra të xhiro llogarive bankare,PIN etj.

Adware

Adware është një software që i tregon reklama shfrytëzuesit .Shpesh me qëllimin që shfrytëzuesi të paguaj në menyrë që të mos i shoh më ato.

Antivirus

Zgjedhja më e duhur në mbrojtje nga virusët qëndron në parandalimin e tyre.
  • Mos lejoni virusin të hyjë në sistemin tuaj ose bllokoni mundësinë që virusi të modifikoj ose fshij fajllat e ekzekutueshem. Ky qellim në fakt është i paarritshëm,edhe pse parandalimi mund të zvogloj numrin e sulmeve me virusë.Mënyra më e mirë për mbrojtje është:
  • Detektimi
Posa të ndodh infektimi lokalizoni virusin.
  • Identifikimi
Posa të lokalizohet virusi ,identifikoni virusin specifik që është lajmëruar dhe ka infektuar.
  • Largimi
Posa të identifikohet virusi specifik, largoni të gjitha gjurmet e virusit nga programi i infektuar.
                 Largoni virusin nga sistemi i infektuar në mënyrë që ai të mos mund të shpërndahet.

Tuesday, April 19, 2016

Tipet e windows-it sipas viteve

Sistemi operativ

Sistem operativ  është një softuer kompjuterik i cili i menaxhon mënyrën në të cilën programe të ndryshme e përdorin harduerin e kompjuterit dhe rregullon mënyrën si përdoruesi e kontrollon kompjuterin
Sistemi operativ është programi kryesor në një kompjuter. Përmes tij ekzekutohet çdo program tjetër aplikativ. Sistemi operativ kujdeset për funksionet bazë të kompjuterit siç janë njohja e hyrjeve prej tastierës, daljet në pajisjet dalëse, mbajtja e shënimeve për ndryshimet në fajlla dhe direktoriume dhe kontrollimi i pajisjeve periferike si disqet dhe shtypësit. Ekzistojnë sisteme operative te ndryshme, por i pari qe është shfrytëzuar ka qene DOS-i (Disk Operating System) i paraqitur nga firma "IBM" ne vitin 1981. Pasi qe për te punuar me te është dashur qe shfrytëzuesit te jene te avancuara ne njohuritë e kompjuterit, firma Microsoft paraqiti Windows 3.11 si sistem operativ shume me te persosur se DOS-i. Me vone paraqiten edhe sisteme operative nga Microsoft si: Windows 95, Windows NT, Windows 98, Windows ME, Windows 2000, Windows XP, Windows 2003, Windows Vista (2007) dhe Windows Seven(7) ne vitin 2009,Windows(8) 2012. Gjithashtu ka edhe sisteme operative te tjera,si UNIX,LINUX etj.....
Programet kompjuterike mund të ndahen në dy kategori kryesore:
  • – programet e sistemit qe drejtojnë operacionet e sistemit te përpunimit
  • – programet zbatuese qe zgjidhin problemet e përdoruesve te tyre;
Bashkësia e Programeve te Sistemit njihet me emrin Sistemi Operativ

Operimit të Sistemit: Procesi i Kontrollit

Një proces është njësi e punës. Proceset duhet të jenë në gjendje për të kontrolluar zbatimin e tyre, si edhe farë proceseve të reja për të kryer detyrat njëkohësisht. Proceset e shërbimeve kërkesë në • paguaj: të krijojë një proces të ri • dalja: Ndërprerja normale, ndërpresin shtatzëninë: Ndërprerja anormale • execve: ngarkuar dhe ekzekutuar një program tjetër • presin: presë për një tjetër proces për të përfunduar • Menaxhimi Signal: ngjarjet josinkronik trajtimit -, Sinjal sigaction: handlers sinjal vendosjen - Vrasin: sinjal dërguar • Të Temat: krijimin dhe menaxhimin e temat e shumta e ekzekutimit në një proces të vetëm.

File System: Smoke dhe pasqyra

File System Unix është shumë më i komplikuar se sa duket • directory rrënjë është e vendosur në hard disk të cilit sistemi i file është organizuar duke përdorur një Linux filesystem organizatë, ext2. • Ka një CD-ROM në makinë cd cilit file sistemi është organizuar duke përdorur lartë-Sierra Sistemet fotografi, HSFS. • Lista ime, kaharris, është e vendosur në një tjetër server - Brahman.cs.uchicago.edu :/ export/u2/kaharris dhe dërgoi të admiral duke përdorur File System e rrjetit, NFS. • directory / proc as nuk ekzistojnë në një pajisje. Dosjet nuk janë vende të magazinimit të të dhënave ende ato duket të kenë përmbajtje: cat / proc/1/status ose cat / proc / rritet • "fotografi" në / dev të vërtetë janë pajisje fizike. Për shembull, / dev/pts/2 është im Pajisja terminal, / dev / miut është miu im dhe / dev/lp0 është një printer.

Sistemi operativ: Sistemi Përkthim

File System Unix është një nivel të lartë organizimi i burimeve në dispozicion për proceset dhe përdoruesit.File System Unix është e organizuar si një grafik acyclic drejtuar me nyjet që përfaqësojnë fotografi dhe ngulet përfaqësonin një lidhje të frenimit. Listat janë nyjet me fëmijë,kështu që përmbajnë fotografi. Proceset lëvizë dhe të ndryshojë strukturën: • chdir: lëvizur në një directory të re • getcwd: merrni dosjen aktuale të punës • opendir, closedir: hapur dhe të mbyllur një directory • readdir: lexohet nga një directory • stat, fdopen: tërhequr status fotografi informacioni • Lidhje, unlink: të krijojë dhe lirimin e një lidhje të vështirë (një alias për një skedar.) • lidhje simbolike: të krijojë një lidhje të butë (një tregues për një tjetër fotografi)

Aktivitetet e Sistemit Operativ

  1. Drejtimi i kujteses masive (file system); (HDD Hard Disk Drive)
  2. Drejtimi i performances RAM (Random Acces Memory);
  3. Drejtimi i proceseve;(Proccesor CPU si prsh Intel Core i-7 etj
  4. Drejtimi i nderfaqes(paraqitja grafike) se perdoruesit; (Karta grafike si prsh Nvidia GTX Monster Z)
  5. Perdorimi njekohesisht i shume perdoruesve ne te njejten makine;
  6. Kryerje e njekoheshme e shume proceseve mbi te njeten makine.

Struktura e Sistemit Operativ[

Sistemet Operative janë pergjithesisht te perbere nga nje bashkesi modulesh, sejcili me nje funksion te percaktuar. Modulet e ndryshme te sistemit operativ veprojne midis tyre sipas rregullave te percaktuara ne menyre qe te realizohen funksionet baze te makines.

Sistemet Mono-Tasking (një detyrësh)

  • Sistemet Operative qe bejne kryerjen e nje programi te vetem njihen me emrin mono-tasking (një detyrësh);
  • Nuk është e mundur te nderpritet kryerja i nje programi për ti dhene CPU-ne nje tjeter programi
  • Jane historikisht Sistemet e para Operative (psh MSDOS).

Sistemet Multi-Tasking (shumë-detyrësh)

Sistemet Operative qe lejojne kryerjen e njehersheme te shume programeve njihen si shumë-detyrësh (Windows-NT , Linux); Nje program mund te nderpritet dhe CPU-ja i kalohet nje programi tjeter.

Sistemet Time-Sharing (kohë-ndarës)

Nje zhvillim i sistemeve shumë-detyrësh janë sistemet kohë-ndarës. Çdo program ne veprim kryhet periodikisht ne intervale te vogla kohe.
Nese shpejtesia e procesorit është mjaft e larte krijohet pershtypja e nje zhvillimi paralel te proceseve.

Drejtuesi i kujteses

  • Organizimi dhe drejtimi i kujteses qendrore është pamja me kritike ne krijimin e nje SO;
  • Drejtuesi i kujteses është moduli i SO i ngarkuar me shperndarjen e kujteses ne detyra (task) te ndryshme (për te kryer nje detyre është e nevojshme qe kodi i saj te futet ne kujtese);
  • Koklavitja e drejtuesit te kujteses varet nga tipi i SO;
  • Ne sistemet shume-detyresh mund te ngarkohen ne kujtese shume programe njekohesisht
  • Problem: si te ndahet hapesira ne menyre optimale


Kujtesa

Moderne të përgjithshëm me qëllim kompjutera, duke përfshirë kompjuterët personal dhe Mainframes, kanë një sistemit operativ për të drejtuar programet e tjera, të tilla si software e aplikimit. Shembuj të veprojnë sistemet e kompjuterëve personal janë Microsoft Windows, Mac OS (dhe Darvini), UNIX, dhe Linux.Niveli më i ulët i çdo sistemi operativ është kernel i saj. Kjo është shtresa e parë e programeve ngarkuar në memorie kur një çizme të sistemit ose fillimi up. Kernel siguron qasje të ndryshme dhe shërbimet e përbashkëta thelbësore për të gjithë sistemin e të tjera dhe programet e aplikimit. Këto shërbime përfshijnë, por nuk kufizohen vetëm në: qasje disk, menaxhimin e kujtesës, planifikimin e detyrave, si dhe qasje në pajisje të tjera pajisjet. Si edhe të kernel, një sistem operativ është shpërndarë shpesh me mjete për programet të shfaqur dhe për të menaxhuar një ndërfaqe grafike të përdoruesit (edhe pse Windows dhe Macintosh kanë këto mjete të ndërtuar në sistemit operativ), si dhe programet e shërbimeve për detyra të tilla si menaxhimin e dosjeve dhe konfigurimin e sistemit operativ. Ata gjithashtu janë shpërndarë shpesh me aplikacionet e softuerit atë nuk mund ta lidhesh direkt me funksionin e sistemit operativ bazë, por ne të cilat eshte sistemi operativ distributor gjen favorshëm për të furnizuar me sistemin operativ.Drejtim të specifikimit në mes sistemit operativ dhe software aplikimit nuk është e saktë, dhe është herë pas here objekt polemikash. Nga pikat tregtare ose juridik, ndarje mund të varet kontekstin e interesave të përfshira. Për shembull, një nga pyetjet kryesore në shtetet e Bashkuara k gjyq Microsoft antitrust ishte nëse shfletuesi i Microsoft-it web ishte pjesë e saj sistemit operativ, ose nëse kjo ishte një pjesë e ndashme e softuerit të aplikimit.Ashtu si "sistemi operativ" vetë termi, pyetja se çfarë pikërisht duhet të formojnë"Kernel" është subjekt i ndonjë polemike, me debate nëse mbi gjëra të tilla si sistemet e skedarëve duhet të t'u përfshirë në kernel. Kampe të ndryshme avokat microkernels, kernelit monolit, dhe kështu me radhë.Sistemet operative janë përdorur në shumicën, por jo të gjitha, sistemet kompjuterike. Kompjuterët thjeshta,duke përfshirë sistemet e vogla ngulitur dhe shumë prej kompjuterëve të parë nuk janë operative sistemeve. Në vend të kësaj, ata u mbështetën në programet e aplikimit për të menaxhuar hardware minimale veten, ndoshta me ndihmën e bibliotekave të zhvilluara për këtë qëllim. Komercialisht furnizuar Sistemet operative janë të pranishëm në pothuajse të gjitha pajisjet moderne të përshkruara si kompjutera, nga personale kompjutera për mainframes, si dhe kompjutera celulare të tilla si PDAs dhe telefonat celularë.


Kujtesa Virtuale

  • Shpesh kujtesa kompjuterike nuk është e mjaftueshme për te permbajtur te gjitha kodet e detyrave te ndryshme;
  • Mund te simulohet nje kujtese me e madhe qe mban ne (RAM) vetem pjeset e kodeve dhe te dhenave qe sherbejne ne ate çast;
  • Perdoret koncepti i kujteses virtuale.
  • Te dhenat e programeve jo ne perdorim mund te hiqen nga kujtesa qendrore dhe te vendosen ne diskun kompjuterik ne zonen e quajtur zona e shkembimit (swap-it).
  • Raporti i dimensioneve te zones shkembyese dhe e RAM-it është 3 : 1 (maksimum);
  • Procesoret moderne zoterojne mekanizma harduere për te lehtesuar drejtimin e kujteses virtuale.

Drejtuesi i sistemit te dosjeve

Drejtuesi i sistemit te dosjeve (file system) është moduli i sistemit operativ qe ben drejtimin e informacioneve te ruajtura ne mekanizmat e kujteses masive. Ky drejtues duhet te garantoje korrektesine dhe koherencen e informacioneve. Ne sistemet shume-perdorues, duhet te vendose ne dispozicion mekanizma te mbrojtjes , ne menyre qe ti lejoje perdoruesve mbrojtjen e te dhenave nga perdorues jo te autorizuar.
Funksionet tipike qe duhet te kryhen jane:
  • – Te jepet nje mekanizem për identifikimin e dosjeve;
  • – Te jepen menyrat me te voliteshme ne qasjen e te dhenave;
  • – Te behet transparente struktura fizike e mbeshtetesit te kujtimit;
  • – Zbatimi i mekanizmave te mbrojtjes se te dhenave.

Organizimi

Gati te gjithë sistemet oprative perdorin nje organizim hierarkik te sistemit te dosjeve. Elementi qe ben rigrupimin e shume dosjeve se bashku quhet drejtoria (directory); Bashkesia hierarkike e drejtorive dhe dosjeve mund te paraqitet nepermjet nje skeme grafike te drejtorive

Drejtuesi i mekanizmave te Hyrje-Daljes (Input/Output ose I/O)

Drejtuesi i mekanizmave te I/O është moduli i SO i ngarkuar me dhenien e detyrave mekanizmave qe bejne kerkesen dhe për ti kontrolluar. Nga ata varet cilesia dhe tipi i pajisjeve te lidhura ne kompjuter dhe te njohura nga sistemi.

Udhezuesi i pajisjeve (Device Driver)

Kontrolli i mekanizmave te H/N behet permes programeve te posaçme te quajtura udhezuesi i pajisjeve (Device Driver); udhezuesi i pajisjeve kryhet nga prodhuesit e mekanizmave qe njohin shume mire veçorite fizike.

Keto programe kryejne keto funksione:
  • Bejne transparente veçorite tipike fizike te çdo mekanizmi;
  • Drejtojne komunikimin e sinjaleve drejt mekanizmave;
  • Drejtojne mosmarrveshjet, ne rastin kur dy ose me shume detyra duan te hyjne njekohesisht ne te njejtin mekanizem.

Nderfaqja e perdoruesit

Te gjithe sistemet operative perdorin mekanizma për ta bere sa me te lehte perdorimin e sistemit nga perdoruesi; bashkesia a ketyre mekanizmave te hyrjes ne kompjuter merr emrin e nderfaqes se perdoruesit
  • Nderfaqja tekstuale:
    • komanda perkthyese (guacke - shell )
    • Shembull MS-DOS
  • Nderfaqja grafike (me dritare):
    • Nxjerrja e programeve te ndryshme shfaqet ne menyre grafike permes dritareve
    • Perdorimi i skicave e ben me intuitiv perdorimin e llogariteses;

istemet e pranishëm në treg

Në treg janë të pranishëm një sasi e madhe sistemesh operative. Në të kaluarën prirja e shtëpive prodhuese të sistemeve të perpunimit ishte që të zhvillonin sisteme operative për arkitekturën e tyre, prirja e sotme është ajo a sistemave operative të përdorshëm në platforma të ndryshme. Kjo është lista e sistemeve më të njohur:

Sistema si UNIX

Një desktop KDE i personalizuar nëLinux.
Janë sistemet operativë të lidhur me System VBSDLinux,Ubuntu.
Janë sisteme me liçense: GNUOpen source (kod i hapur), Freeware, etj.
Këto sisteme janë edhe disa nga sistemet më të sigurtë dhe të fortë (të qëndrueshëm).

Microsoft Windows

Desktop i Vista i nisur për herë të parë.
Është sistemi operatv më i përhapur.

Apple Mac OS X

Një pamje ekrani e sistemit operativ nga Apple: OS X Leopard
Një nga sistemet më të sigurtë.
Në Pranverë 2009 del versioni i ri Mac Os X 10.6 i quajtur Snow Leopard
LINUX
Ubuntu ose i njohur me mire si Linux eshte Sistem Operativ per Kompujtera me Remote(Kontrollim nga nje komp. ne nje tjeter me ane te lidhjes se internetit) qe me shume perdoret per Dedicated Gaming Servers per shembull per lojra si Counter-Strike (me e perdorura) me pas per Call Of Duty , Halo , BattleField etj... Nuk ju keshilloj te mbani Linux per Sistem Operativ pasi nuk eshte i dizenjuar aq mire per te qene nje kompjuter per pune (Desktop PC) eshte dizenjuar per te qene Server.Keshtu qe duhet te mbani per sistem operativ Windows XP/Vista/7/8 (Une nuk po ju detyroj te perdorni windows si operating nese doni edhe mund ta mbani linuxin pasi deri me sot jane gjetur VETEM 45 viruse per linux)














Historia e kompjuterit

Kompjuteri është një makinë llogaritëse e sofistikuar. Zanafillën e saj historia e makinave llogaritëse e ka kohë më parë. Si datë fillimi të shpikjes së kompjuterëve mund të përmendim vitin 1673. Në këtë vit matematikani i njohur Leibnic i shtyrë nga nevojat e atëhershme ushtarake arriti të ndërtojë një makinë të sofistikuar për atë kohë që u quajt arifmometër. Arifmometri ishte një makinë mekanike që bënte të mundur kryerjen e katër veprimeve bazë të matematikës dhe u përdor në shekullin XIX në fushën e artilerisë për llogaritjet balistike. Do të duheshin shumë vite e përpjekje për t’ju afruar koncepteve të sotme të kompjuterit dhe për të ndërtuar një makinë të tillë elektronike si ajo që përdorim ne sot. Ja disa data që meritojnë të përmenden në këtë vrapim të shpejtë nëpër këtë rrugë të gjatë.
  

Vitet 1940-‘50. Kostoja e kompjuterëve dhe përmasat e tyre ishin gjigante. Kompjuteri kushtonte dhjetëra mijëra dollarë dhe zinte volumin e dhomave të tëra të mbushura me pajisje elektrike e mekanike. Përveç kësaj duheshin një numër i madh njerëzish të kualifikuar për vënien në përdorim, mirëmbajtjen e remontin e tij. Viti 1949 Në këtë vit u shpik transistori i parë. Kjo pajisje zëvendësoi llambat elektronike në dy drejtime. Së pari përmasat dhe qëndrueshmëria në punë e transistorit zvogëluan shumë përmasat e kompjuterëve. Së dyti, konsumi i energjisë është dhjetëra herë më i vogël. Kjo bëri të mundur uljen e kostove dhe hapjen e perspektivave të reja në vazhdim.
Viti 1960 Deri në këtë vit çdo transistor prodhohej e montohej në skemën elektronike më vete. Kjo kërkonte një punë të madhe, (mikroprocesori ose truri i kompjuterit të sotëm përmban deri ne 5 milionë transistorë). Në këtë vit u shpikën skemat integrale që lehtësuan prodhimin e kompjuterëve. Prodhimi i qarqeve të integruar të cilët përmbajnë në vetvete mijëra e miliona transistorë, jo vetëm zvogëloi si përmasat e paisjes ashtu edhe konsumin e energjisë, por i dha një hov të madh teknologjisë së zhvillimit të paisjeve të ndryshme duke bërë të mundur komandimin e shumë proceseve teknologjike. Ky vit shënon datëlindjen e minikompjuterit të parë. Ai kishte përmasat e një frigoriferi dhe kushtonte 20 mijë $.
Viti 1970 Firma e re INTEL nxori në shitje kompjuterin e parë të ndërtuar në bazë të skemave integrale. Gjithashtu në këtë vit po prej saj dolën në treg skemat e integruara të kujtesave, (të cilat u dhanë mundësi përdoruesve të përmirësojnë të dhënat e kompjuterëve të tyre në kushte jo industriale). Viti 1970 shënon datën në të cilën inxhinieri Hoff po i firmës INTEL (firmë e cila në kohën tonë është prodhuesja më e madhe e mikroprocesorëve për PC), ndërtoi një skemë të integruar e cila për nga vetitë i ngjante trurit (CPU) të kompjuterëve të mëdhenj. Ky ishte procesori i parë me emrin INTEL-4004. Viti 1975 Me kalimin e viteve me radhë dolën procesorët INTEL-8008, INTEL-8080 të cilët ishin më të shpejtë e më të fuqishëm. Viti ’75 nxori në treg kompjuterin e parë komercial Altair 8800, me procesor INTEL-8080, i cili kushtonte rreth 5000 $ pa ekran dhe pa tastierë, me memorie 256 Kb. Që muajt e parë u shiten disa mijëra ekzemplarë. Njerëzit i blenin Altair 8800, i pajisnin me ekrane, tastiera e blloqe shtesë kujtese. Në fund të vitit 1975 Bill Gates (krijuesi i famshëm i Microsoft) i sapo dalë nga dyert e universitetit shpiku gjuhën BASIC që lehtësonte komunikimin e njeriut me kompjuterin. Paralelisht dolën programe ndihmëse që krijonin lehtësira në shkrimin e teksteve (WordStar), përpunimin e të dhënave financiare (VisiCalc) etj.
Viti 1981 Doli ne treg IBM PC (PC-Personal Computer) i parë. Falë lirisë që i dha kjo firme departamentit të PC për të punuar me blloqe të firmave e prodhimeve të tjera. Një faktor tjetër që ndihmoi në zhvillimin e shpejtë të kompjuterëve IBM PC ishte mungesa e sekretit dhe mënyra e ndërtimit të tyre. Çdo përdorues me fantazi mund të ndërtonte një pjesë të përmirësuar të kompjuterit dhe ta vendoste atë direkt në skemën mëmë pa pasur asnjë vështirësi (nga mënyra e ndërtimit me blloqe e kompjuterit). NE DITËT TONA Në kohën e sotme falë zhvillimit të vrullshëm të elektronikës, komjuterat kane ndryshuar shumë nga ato të disa viteve më parë dhe vazhdojnë të ndryshojnë. Sot kompjuterët janë të pajisur me mikroprocesorë të shpejtë, kujtesa të mëdha e pajisje ndihmëse për përpunimin e zërit e të figurës (Multimedia).

Formatim i Windows XP

    • Me poshte do te shikoni hap pas hapi se si behet nje formatim i Windows:

      Hapi 1

      Si hap i pare fusni Cd e Windows XP edhe beni restart PC. Kur eshte duke ju hap PC-ja shtypni butonin qe ju fut ne BIOST qe mund te varioj nga motherboardi ne motherboard, por nese shifni kujdes kur ndizen pc-ja aty te tregon se me cfare mund te hysh ne setup. Pasi hyni ne BIOS shkoni ne BOOT dhe vendosni si Boot Drive Primary = CDROM.
      Pastaj shtypni F10 per te ruajtur ndryshimet e per te restartuar (ne disa pc smund te jet f10 por ndonje tjeter).
      Pasi te ket ristartuar Pc ju del nje lajmerim ku kerkon qe te klikoni nje buton te tastjeres qe te startoni nga CD. Mbasi te keni shtyp vazhdojne hapet e tjera


      Ketu ju keni 3 mundesi per te vepruar:
      • Nese doni qe te riparoni sistemin e Windows qe ekziston ateher shtypni "R" ne tastjere.
      • Nese doni ta formatoni sic eshte rasti jone ateher shtyp Enter (Ne figure e selektuar me te kuqe)
      • Nese doni te dilni jashte formatimit ateher shtypni F3 apo ESC ne varesi te kompjuterit
      Hapi 2

      Pasi ta keni ber kete ju del licenza 



      Normalisht eshte mir qe ta lexoni edhe te merrni vesh se ca kushtesh pranoni ju kur keni instaluar kete software ne pc tuaj.
      Gjithashtu si me lart e ktu ka mundesi zgjedhje, por ne kete rast jan 2.[list=1]
      • Me F8 Pranojme kushtet. E duke shtypur ate vazhdoni instalimin
      • Me ESC nuk pranoni kushtet edhe instalimi nderpritet
      Hapi 3




      Mbasi keni pranuan licencen ju del nje figure e tille. Ketu tregohen te gjith HD qe ka pc-ja dmth te gjitha particionet qe gjendet ne pc tuaj. Ne rastin tone eshte 1 por ka pc qe kan 2, 3 apo e me shume. Ju me ane te shigjerave levizni poshte e lart edhe zgjidhni nje HD per te instaluar Windows. Eshte mire qe te zgjidhni gjithmone Particionin e pare dmth C:\ por per ato qe marrin vesh e qe jan me te avancuar mund te zgjedhin e tjeter por qe duhen ber ndryshime ne BIOS pastaj. Per fillestaret keshilloj te zgjidhet particioni i pare.
      Mbasi e keni selektuar me ane te shigjetave edhe ktu keni disa mundesi me ec perpara.[list=1]
      • Qe ta vazhdoni me instalimin e Windows shtypni ENTER
      • Qe te krijoni nje particion tjeter brenda atij qe ekziston shtypni C
      • Qe te fshini particionin shtypni D
      Ju shtypni ENTER dhe vazhdojme me poshte.

      Hapi 4




      Kur keni arrit ne kete hap ateher ju duhet te zgjidhni menyren e formatimit. Ka gjithsej 4 menyra. Dy jan  qe dmth menyra te shpejta formatimi qe nuk keshillohen edhe dy te tjerat jan menyra normale. Tek kto 2 menyra ka 2 lloj formatimi Hard Discu... FAT32 dhe NTFS... Ne ju keshillojme NTFS sepse eshte menyra me e fundit edhe me e shpejte se FAT32, megjithate per personat e avancuar mund te perdorin edhe FAT32. Ju selektoni pra ate si te treguar ne figure edhe shtypni ENTER

      Hapi 5




      Ne kete hap ju sduhet te beni asgje vecse te prisni sa te mbaroj operacionet e kopjimit Windowsi vet. Me pak fjale sa te mbushet ai shiriti i verdhe e te shkoj 100%

      Hapi 6




      Mbasi ju ka mbaruar i gjith ai proces automatik, kompjuteri do ju ristartohet vet brenda 10 sekondash nese ju nuk shtypni ndonje buton. Nese shtypni ateher behet e me shpejt se 10 sekonda. Lereni pc te restartoj e mos e nxirrni CD.

      Hapi 7




      Tani windowsi do ju hapet normalisht jo me si heren e pare

      Hapi 8




      Ne kete pike vazhdon instalimi prap automatik i windowsit i cili mund te zgjasi per nje kohe relativisht te gjat nga 20 minuta gjer ne 1 ore, por kjo varet nga pc ne pc, kshu qe nuk keni pse merziteni pse gjat, megjithese koha tregohet shpesh aty por qe nuk leviz si ore normale 

      Hapi 9





      Pra sic thash me lart ju tregohet koha sa ju ka mbetur por qe nuk eshte gjithmone e sakte e qe mund te jet e me e shkurter. Gjat kesaj kohe ne pc instalohen automatikish te gjitha driverat e filet e nevojshme te pc. Por shume drivera duhen instaluar mbasi ka mbaruar kjo gje, sepse jo te gjitha permbahen ne CD.

      Hapi 10




      Gjat instalimit do ju dali nje tabele e tille ku ju duhet te beni impostimet e gjuhes edhe te tastjeres. Dmth klikoni tek Customize dhe Details edhe zgjidhni ate qe deshironi...

      Mbasi te keni ber kete ateher lereni pc te mbaroj e do te ristarohet e nje here vet. Mbasi ta ket bere kete gje ju e keni Windows XP te instaluar. Ne varesi te pajisjeve qe perdoni e te motherboard e gjerave qe keni do ju kerkohet te instalohen drivera shtese.